Eseja e profesorit amerikan ngrit çështjen e padiskutuar për parkun nacional Yellowstone

Amerika

Eseja e profesorit amerikan ngrit çështjen e padiskutuar për parkun nacional Yellowstone

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 00:13
Yellowstone

Përveç se është larg dhe pothuajse i “braktisur” mund të tingëllojë si një vend i përkryer për të kryer krim, bëhet fjalë për njërin nga parqet më të mëdha nacionale në Shtetet e Bashkuara.

Paramendojeni në tërë këtë hapësirë, të mos mundeni t’i afroheni asnjë rruge – nuk ka gjurmë të jetës së njeriut – kurse në çdo anë përreth jush është “një egërsi” në mes të cilës gjendet edhe një super-vullkan.

Yellowstone, parku nacional nën mbrojtjen e UNESCO-s, shtrihet në tri shtete federale Wyoming, Montana dhe Idaho dhe ka një sipërfaqe prej afro 9 mijë kilometrave katrorë.

Ky lokacion që është quajtur “zona e vdekjes” për herë të parë fitoi vëmendjen e opinionit në vitin 2005, falë punës së profesorit Bryan Kalt nga Universiteti i Michigan.

Në esenë e titulluar “krimi i përkryer”, Bryan ka theksuar se edhe pse pjesa më e madhe e parkut shtrihet në shtetin amerikan të Wyoming, një pjesë e vogël gjendet në Montana dhe Idaho.

Kështu shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhte nëse dy burra që kanë dalë për piknik në park, pjesa e të cilës i përket Idahos, dhe nëse do të grindeshin e njëri do ta vriste tjetrin, vrasësi a do të kishte drejtë të gjykohej para një paneli.

Kjo për shkak se sipas Amadamentit të Gjashtë, i akuzuari ka të drejtë në gjykimin e tij nga paneli i shtetit dhe komunës ku është kryer krimi.

Megjithatë problemi do të lindte, pasi që sipas Amandamentit të Gjashtë të Kushtetutës amerikane, në panel do të duhej të uleshin njerëz nga Idaho dhe Wyoming, kurse në pjesën e parkut në Idaho nuk ka banorë.

Për fat të mirë, deri më tani askush nuk e ka testuar këtë “vakum” të ligjit për ta parë nëse vërtetë funksionon.

“Gjykata ndoshta nuk do të pajtohej me teorinë e autorit, por në çdo rast ky ese nuk është shkruar për ta inspiruar dikë që të shkojë atje dhe të kryej ndonjë krim.

Kështu të paktën pretendon autori i saj i cili u bë i njohur për shkak të esesë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat