Ja kur do ta mposht Amerika Covid-19, sipas Anthony Faucit

Amerika

Ja kur do ta mposht Amerika Covid-19, sipas Anthony Faucit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Anthony Fauci

Përhapja e COVID-19 në SHBA do të “përkeqësohet para se të bëhet më mirë” dhe vendi nuk do të shohë “ndryshime dramatike” deri në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm.

Kështu së paku mendon Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19.

“Unë mendoj se rënia e numrit do të fillojë ndërsa ne hyjmë në prill dhe sa më shumë vaksinohet populli”, citohet të ketë thënë Fauci.

“Pastaj në maj, qershor dhe korrik, drejt fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021, mendoj se do të fillojmë të shohim disa ndryshime dramatike ndërsa kalojmë në tremujorin e tretë”.

Duke thënë se vendi “nuk doli kurrë nga vala e parë” e shpërthimit të COVID-19, Fauci shpjegoi: “Unë madje as nuk flas më për valë. Unë e shoh atë më shumë si një  dallgë, në krahasim me një valë që vjen dhe shkon”.

Dhe ai është përgjigjur në pyetjen nëse ka shpresë që ky virus të vihet nën kontroll.

“Absolutisht, po. Por do të përkeqësohet para se të bëhet më mirë, sepse ne po kemi këto valë tani që nuk do të ndikohen nga vaksina për të paktën disa muaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat