Ushtaraku i ri amerikan gjendet me kokë të prerë pas kampingut me kolegët

Amerika

Ushtaraku i ri amerikan gjendet me kokë të prerë pas kampingut me kolegët

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:26
Enrique Roman-Martinez

Enrique Roman-Martinez kishte dalë për kamping me disa shokë të tij ushtarë. Një autopsi zbuloi se “disa goditje të forta prerjeje i kishin këputur kokën”.

Tmerri që rrethon zhdukjen e ushtarakut 21 vjeçar amerikan Enrique Roman-Martinez sa vjen e thellohet, teksa mësohet se pjesa e vetme e gjetur e trupit të specialistit të paratrupave, është koka e tij pa sy.

Mbetjet mortore të ushtarakut të ri u gjetën në plazhin e Shackelford Banks në Karolinën e Veriut, të cilat u identifikuan nga të dhënat e tij dentare, sipas hetuesve të ushtrisë së SHBA.

Raportimet e mjekësisë ligjore thonin se “plagë të shumta prerjesh me goditje kishin këputur qafën dhe shtyllën e tij kurrizore.

Raporti thoshte më tej: “Edhe pse prerja e kokës është fatale në vetvete, pjesa tjetër e trupit në këtë rast nuk është gjetur, prandaj shkaqe të tjera të mundshme të vdekjes në trung apo në gjymtyrë, nuk mund të përjashtohen”.

Shkaku i vdekjes së Roman-Martinez është listuar si “vrasje me mjete të papërcaktuara”.

Motra e tij Griselda Martinez tha se ishte e shkatërruar të dëgjonte për detajet e gjymtimit të Roman-Martinez: “Për çfarë duhet t’ia bënin këtë? Kjo është shumë e vështirë për ne”.

Hetuesit thanë se para zhdukjes viktima kishte dalë për kamping me shtatë apo tetë ushtarë të tjerë të divizionit ajror, Brigada e 37-të.

Kur ishte shpallur i humbur, ai kishte lënë prapa celularin e tij, portofolin, bluzën që mbante veshur madje dhe syzet që rrallëherë i hiqte.

Ushtarët që ishin me të thanë se hera e fundit që kishin parë Roman-Martinez ishte rreth mesnatës para se të binin për gjumë. Mëngjesin e ardhshëm ata njoftuan policinë për zhdukjen e tij.

Por familja e ushtarakut të ri tha se kishte paqartësi në versionin e kolegëve të tij, të cilët kishin bërë telefonatën e emergjencës pasi autoritete të tjera lokale kishin nisur kërkimet për të zhdukurin, duke u kerkuar ushtareve te zhvendosnin automjetet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat