Zgjidhet misteri: Ja kush i sulmonte diplomatët amerikanë me sinjale pulsuese në Kubë e në Kinë

Amerika

Zgjidhet misteri: Ja kush i sulmonte diplomatët amerikanë me sinjale pulsuese në Kubë e në Kinë

Nga: B.S. Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:15
Ambasada e ShBA-së në Kubë

Frekuenca e radios "e orientuar" ka shumë të ngjarë të jetë shpjegim për simptomat misterioze të përjetuara nga diplomatët amerikanë në ambasadën e SHBA-ve në Havanë, ka njoftuar të shtunën qeveria amerikane.

Simptomat duket se korrespondojnë me "efektet e enegjisë së frekuencës së orientuar pulsuese të radios", thuhet në raportin e Akademia kombëtare e shkencave dhe Inxhinierisë.

Diplomatët amerikanë janë ankuan për të përziera, dhimbje koke, marramendje dhe simptoma të tjera të pashpjegueshme në disa prej misioneve të vendit të tyre.

"Sindroma Havana" ka qenë prej kohësh subjekt i spekulimeve intensive për shkak të natyrës së simptomave dhe vendndodhjeve të ambasadave, të tilla si Kuba dhe Kina, dhe heshtjes së qeverisë amerikane.

Raporti i lëshuar të shtunën është hera e parë që Uashingtoni ofron zyrtarisht një shpjegim, megjithëse jo përfundimisht.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Mike Pompeo ka thënë në tetor se "fonde të konsiderueshme të qeverisë amerikane" kanë për qëllim zgjidhjen e misterit që preku më shumë se 40 punonjës të qeverisë nga viti 2016 deri në 2018.

Departamenti i shtetit njoftoi në qershor të vitit 2018 se kishte kthyer disa diplomatë nga qyteti kinez i Guangzhout për shkak të simptomave të ngjashme.

Përveç përmendjes së frekuencës së orientuar të radios, raporti lë të hapur "mundësinë e disa faktorëve të lidhur, përfshirë faktorët psikologjikë dhe socialë".

"Jemi të kënaqur që ky raport është botuar tani dhe mund të sigurojë të dhëna dhe analiza shtesë që mund të na ndihmojnë të arrijmë në një përfundim rreth asaj që ka ndodhur", citon Neë York Times-i Departamentin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat