Kishte fotografuar kufoma në skaj të rrugës që i kishin lënë narko-kartelët, i vihen pas persona të armatosur – vritet fotoreporteri meksikan

Amerika

Kishte fotografuar kufoma në skaj të rrugës që i kishin lënë narko-kartelët, i vihen pas persona të armatosur – vritet fotoreporteri meksikan

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Fotoreporteri meksikan Haime Kastano Zakarias është vrarë, pasi kishte fotografuar trupat e pajetë që ishin lënë në skaj të një rruge në Meksikë, shkruan The Guradian.

Zakarias është gazetari i nëntë që është vrarë në Meksikë këtë vit. Arsyeja e vrasjes janë fotografitë e shkrepura të enjten, të cilat dokumentojnë kufoma me duar të lidhura dhe të lëna në skaj të një rruge në Herez.

Besohet se kufomat janë lënë në rrugë pas një konflikti të narko-kartelëve. E pasi që me motoçikletë ishte larguar nga skena ku ishte kryer krimi, atë e kishin përcjellë persona të armatosur të cilët më pas e vranë.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, në aparatin e tij nuk ka pasur kartelë të memories (SD card) me fotografitë që i kishte shkrepur.

Meksika është në listën e vendeve me më së shumti gazetarë të vrarë gjatë viteve të fundit. Sipas informacioneve të Komitetit për mbrojtjen e gazetarëve, të paktën 119 gazetarë janë vrarë në Meksikë nga viti 2000. Shumica e tyre kanë kaluar pa u dënuar kryesit e veprave makabre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat