CNN: Mike Pence ka gjasa të vaksinohet kundër coronavirusit deri të premten

Amerika

CNN: Mike Pence ka gjasa të vaksinohet kundër coronavirusit deri të premten

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 00:25
Mike Pence

Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, ka gjasa të vaksinohet kundër coronavirusit deri të premten, thonë burimet për CNN.

Mbetet e paqartë nëse ai do ta marrë vaksinën para presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas CNN, thuhet se janë duke u bërë plane paraprake që Pence të vaksinohet para kamerave.

Gjatë ditës së sotme, Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit Operation Warp Speed, tha se presidenti i zgjedhur Joe Biden, dhe presidenti Trumo duhet të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit tanë – ata që do të largohen si dhe ata që vijnë – të jenë të mbrojtur. Unë mendoj presidenti Trump dhe presidenti i zgjedhur Biden, të dy janë pjesë e grupmoshës më të lartë dhe për këtë arsye mund të jenë më të rrezikuar, kështu që, po, mendoj se ata duhet të vaksinohen”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat