Rritet numri i të papunëve në SHBA

Amerika

Rritet numri i të papunëve në SHBA

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Foto Ilustrim

Numri i amerikanëve që kanë aplikuar për përfitime nga shteti meqë kanë mbetur pa punë, është rritur sërish javën e kaluar në 885,000, njëherësh shifra më e lartë javore prej muajit shtator, teksa përhapja e koronavirusit vazhdon të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Departamenti amerikan për Punë ka njoftuar të enjten se numri i aplikacioneve është rritur për dallim nga 862,000 javën paraprake.

Këto shifra kanë treguar se nëntë muaj pasi që koronavirusi ka paralizuar ekonominë, shumë punëdhënës vazhdojnë të shuajnë vendet e punës, çka rezulton më pas edhe që të rritet numri i konsumatorëve që qëndrojnë nëpër shtëpi.

Para se të shpërthente koronavirusi në muajin mars, numri i aplikimeve për ndihmë nga të papunët ka shkuar deri në 225,000.

Numri total i të papunëve që janë duke përfituar ndihmë nga shteti ka rënë në 5.5 milionë për dallim nga 5.8 milionë.

Kjo shifër ka rënë dukshëm në krahasim me shifrat rekorde prej 23 milionë të papunëve në muajin maj.

Kjo gjë nënkupton se disa amerikanë janë duke gjetur vende të punës dhe nuk pranojnë më ndihmë.

Mirëpo këto të dhëna japin shenja edhe se shumë persona kanë përfunduar periudhën sa mund të kërkojnë ndihmë nga shteti, që zakonisht përfundon për gjashtë muaj.

Shtetet e Bashkuara janë goditur më së keqi nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet amerikane deri më tani kanë regjistruar mbi 17 milionë të infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, mbi 300,000 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat