Trump: Nuk kam të bëj me ndonjë ndekje ligjore kundër Hunter Biden

Amerika

Trump: Nuk kam të bëj me ndonjë ndekje ligjore kundër Hunter Biden

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:50
Hunter Biden

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai “nuk ka të bëjë fare” me ndonjë ndjekje të mundshme ligjore ndaj djalit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, Hunter.

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump tha se ai nuk ishte i përfshirë në ndonjë hetim kriminal ndaj familjes Biden.

Komenti vjen vetëm një ditë pasi Jeffrey Rosen, Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i sapo emëruar nga zoti Trump, nuk pranoi të thoshte në një intervistë me Reuters nëse ai do të caktojë një prokuror të posaçëm për të hetuar zotin Hunter Biden dhe marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë vendit.

Presidenti Trump, i cili e lë detyrën në 20 janar, ka hedhur privatisht idenë nëse duhet t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë që të caktojë një prokuror të posaçëm për zotin Hunter Biden, sipas një personi me dijeni për këtë çështje.

Më 9 dhjetor, Hunter Biden zbuloi publikisht se çështjet e tij të taksave ishin nën hetim nga prokurori për Qarkun Delauer.

Ai ka qenë prej kohësh objekt i sulmeve të republikanëve.

Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpesh kanë ngritur pyetje për konflikte të mundshme interesi, për shkak të pozicionit të zotit Hunter Biden në bordin e kompanisë ukrainase të energjisë Burisma kur i ati i tij ishte nënpresident në kohën e Presidentit demokrat Barak Obama.

Ata kanë bërë gjithashtu thirrje për hetime lidhur me përpjekjet e zotit Hunter Biden për të mbledhur kapital në favor të një fondi kinez investimesh./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat