​Pas 111 vjetësh hiqet statuja e gjeneral Lee nga Capitol Hill

Amerika

​Pas 111 vjetësh hiqet statuja e gjeneral Lee nga Capitol Hill

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Statuja e gjeneral Lee

Pas 111 vjetësh në Capitol Hill, një statujë e Robert E. Lee, një gjeneral i Konfederatës në Luftën Civile Amerikane, u hoq sot, njoftoi zyra e guvernatorit të shtetit të Virxhinias, Ralph Northam.

Deri më sot, statuja e gjeneral Lee ka përfaqësuar shtetin e Virxhinias dhe në Capitol Hill secili shtet federal amerikan përfaqësohet me dy statuja, raporton AP.

Statuja e Lee do të zëvendësohet me statujën e Barbara Jones, e cila protestoi në vitin 1951 për kushtet e shkollimit në shkollën për afrikano-amerikanët në Farmville, Virginia, në mes të ndarjes racore në Shtetet e Bashkuara.

"Konfederata simbolizon racizmin dhe ndarjen racore të Virxhinias," tha guvernatori i Virxhinias, demokrati Ralph Northam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat