Barr: Nuk shoh arsye për Prokuror të Posaçëm për zgjedhjet dhe çështjen Hunter Biden

Amerika

Barr: Nuk shoh arsye për Prokuror të Posaçëm për zgjedhjet dhe çështjen Hunter Biden

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:48
William Barr

Prokurori i Përgjithshëm në largim William Barr tha se ai nuk shihte "asnjë arsye" për të caktuar një Prokuror të Posaçëm lidhur me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve ose hetimin e taksave të djalit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një konferencë të fundit për shtyp të hënën zoti Barr tha se hetimi mbi marrëdhëniet financiare të Hunter Biden-it "po trajtohej me përgjegjësi dhe profesionalizëm".

"Nuk shoh arsye për të caktuar një prokuror të posaçëm dhe nuk kam në plan ta bëj një gjë të tillë përpara se të largohem", tha ai.

Gjatë një interviste pak kohë më parë për agjencinë e lajmeve Associated Press zoti Barr tha se ai nuk kishte parë prova për maninulim të gjerë me votat, pavarësisht nga pretendimet e Presidentit Donald Trump. Zoti Trump ka vazhduar të nxisë pretendime të pabazuara edhe pasi Kolegji Zgjedhor konfirmoi fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Sipas njoftimeve Presidenti Trump ka qenë duke peshuar mundësinë për të nxitur Departamentin e Drejtësisë për të caktuar një prokuror të posaçëm, i cili do ta bënte më të vështirë për zotin Biden të mbyllte hetimet për të dyja çështjet. Por nuk është e qartë se si mund ta bënte një gjë të tillë pa mbështetjen e zyrtarëve të drejtësisë./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat