Aksident në Teksas, aeroplani rrëzohet në rrugë pak pasi u ngrit në ajër – u përfshi nga zjarri dhe raportohet për të vdekur

Amerika

Aksident në Teksas, aeroplani rrëzohet në rrugë pak pasi u ngrit në ajër – u përfshi nga zjarri dhe raportohet për të vdekur

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:42
Foto

Një aeroplan është rrëzuar në rrugë në Teksas në afërsi të një restoranti, e sipas informacioneve piloti ka humbur jetën.

Fatkeqësia ka ndodhur në orët e para të pasdites, kurse shkaqet ende janë të panjohura, kanë bërë të ditur zyrtarë lokalë të zjarrfikësve.

Aeroplani u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i Teksasit, kurse mediat lokale duke u thirrur në deklaratat e dëshmitarëve, aeroplani kishte pasur probleme teknike dhe gjatë rrëzimit kishte goditur një shtyllë elektrike dhe më pas pjesën e pasme të një kamioni që ishte në lëvizje.

Fluturakja ishte përfshirë nga zjarri dhe kishte rënë në afërsi të restorantit “Sonic”, e ekipet e zjarrfikësve u kanë bërë apel shoferëve të shmangin vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit.

Deri më tani nuk dihet për çfarë lloji të aeroplanit bëhet fjalë, as sa njerëz ishin brenda fluturakes. Por, besohet se bëhet fjalë për aeroplanin e dedikuar për dy persona.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet nga vendi i ngjarjes, madje disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë shpjeguar në detaje se si ka ndodhur gjithçka.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat