DASH miraton shitjen e mundshme të 3 mijë bombave inteligjente Arabisë Saudite

Amerika

DASH miraton shitjen e mundshme të 3 mijë bombave inteligjente Arabisë Saudite

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 06:31
Ilustrim

Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të 3,000 municioneve të telekomanduar me precizion Mbretërisë së Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë deri në 290 miliardë dollarë, tha Pentagoni të martën.

Shitja vjen në ditët e fundit të mandatit të Presidentit amerikan Donald Trump. Presidenti i zgjedhur Joe Biden është zotuar se do të ndalë shitjen e armëve për Arabinë Saudite, blerësi më i madh i armëve amerikane në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për t’i bërë trysni Riadit që t'i jap fund luftës në Jemen që ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në botë.

Paketa do të përfshinte 3,000 bomba GBU-39 me diametër të vogël (SDB I), kontenierë, pajisje mbështetëse, pjesë rezervë dhe mbështetje teknike, tha Pentagoni.

"Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Arabisë Saudite për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke rritur rezervat e saj të municioneve me rreze të gjatë, me precizion ajër-tokë", tha Pentagoni në një deklaratë. "Madhësia dhe saktësia e bombave SDB I i bënë ato më të efektshme dhe të shkaktojnë më pak dëme të rastit", thuhet më tej në deklaratën e Pentagonit.

Agjencia e Pentagonit për Bashkëpunim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes njoftoi Kongresin për shitjen e mundshme të armëve të martën. Anëtarët e Kongresit janë zemëruar nga numri i madh i viktimave civile në Jemen dhe në fillim të këtij viti u përpoqën të bllokonin shitjen e avionëve luftarakë F-35 për Riadin.

Pavarësisht miratimit nga Departamenti i Shtetit, njoftimi nuk nënkupton se një kontratë për shitjen është nënshkruar ose se negociatat për atë kanë përfunduar.

Pentagoni tha se kompania Boeing është kontraktori kryesor për këto armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat