Senatori republikan kundër "marifeteve të rrezikshme" për të përmbysur zgjedhjet

Amerika

Senatori republikan kundër "marifeteve të rrezikshme" për të përmbysur zgjedhjet

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Senatori republikan nga Nebraska, Ben Sasse

Senatori republikan nga Nebraska, Ben Sasse lëshoi një kritikë të fortë të enjten ndaj përpjekjeve të republikanëve për të kundërshtuar më 6 janar vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi garën presidenciale, duke paralajmëruar kolegët rreth asaj që ai e quajti "manovër të rrezikshme" që mund të dëmtojë traditat e qeverisjes së vendit.

Zoti Sasse, një pretendent i mundshëm për president për garën e vitit 2024, postoi një shpjegim të gjatë të pikëpamjeve të tij në mediat sociale, përfshirë rrëzimin e pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve në shtetet kryesore që u fituan nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Zoti Sasse tha se e ndjente për detyrë të thoshte "të vërtetën" pasi zgjedhësit si dhe ata që mbështesin Presidentin Donald Trump donin të dinin se ku qëndronte ai mbi këtë çështje.

"Nuk do të marr pjesë në një plan për të përmbysur zgjedhjet", shkruante zoti Sasse. Ai tha se donte të shpjegonte "se pse u bëj thirrje kolegëve që të refuzojnë këtë marifet të rrezikshme".

Zoti Trump, presidenti i parë që humbet garën për një mandat të dytë në pothuajse 30 vjet, ia ka atribuar humbjen e tij manipulimeve të gjera me votat, pavarësisht se zyrtarët jopartiakë të zgjedhjeve i kanë hedhur poshtë këto pretendime. Ai i ka shtyrë senatorët republikanë të hetojnë rreth akuzave të tij të pabazuara edhe pse Kolegji Zgjedhor këtë muaj çimentoi fitoren e zotit Biden me 306 vota elektorale si dhe në një kohë kur përpjekjet e shumta ligjore të tij për të sfiduar rezultatin, kanë dështuar./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat