Si në filma/ Policia dy ditë në ndjekje me makina të kriminelit të rrezikshëm, përplasja fatale

Amerika

Si në filma/ Policia dy ditë në ndjekje me makina të kriminelit të rrezikshëm, përplasja fatale

Më: 1 janar 2021 Në ora: 09:16
Pamje nga videoja

Policia e Kalifornisë publikoi së fundmi pamjet e ndjekjes me makina të një të dyshuari në muajin qershor që zgjati rreth 2 ditë dhe u përhap në disa qytete.

Victor Topete nga Pittsburg, tashmë do të gjykohet për 15 krime dhe tre akuza për kundërvajtje në lidhje me ndjekjen dy ditore që të kujton video-lojën ‘Grand Theft Auto’.

Pamjet e ndjekjes së policisë janë publikuar ditët e fundit dhe Topete pritet të dalë në gjyq vitin e ardhshëm.

Në atë kohë, Topete ishte në liri me kusht për një vrasje në Fresno.

Ai u arrestua në muajin prill pasi akuzohej se goditi për vdekje fqinjin e tij 54-vjeçar gjatë një grindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat