SHBA pezullon nisjen e prodhimit të plotë serik të avionëve F-35

Amerika

SHBA pezullon nisjen e prodhimit të plotë serik të avionëve F-35

Më: 2 janar 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara (Pentagon) ka pezulluar prodhimin serik të avionëve luftarakë F-35 me kapacitet të plotë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtetet e Bashkuara po prodhojnë aeroplanë luftarakë F-35 në sasi të kufizuara dhe prodhimi i pritur serik u pezullua nga Nënsekretarja e Pentagonit për Blerje dhe Mirëmbajtje, Ellen Lord.

Zëdhënësja e Pentagonit Jessica Maxwell tha se pezullimi erdhi për shkak të pasojave të pandemisë COVID-19, testeve të papërfunduara të simulimit luftarak dhe vështirësive të tjera teknike.

Me këtë vendim, Pentagoni ngriu 398 miliardë dollarë për një kohë të pacaktuar, me synimin për të filluar prodhimin e plotë të avionëve F-35.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden do të zëvendësojë presidentin në largim Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar dhe administrata Biden pritet të vendosë mbi procesin e mëtejshëm të prodhimit të avionëve luftarakë F-35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat