Menduan se kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, në vend të saj 42 amerikanë morën një koktej të veçantë antitrupash

Amerika

Menduan se kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, në vend të saj 42 amerikanë morën një koktej të veçantë antitrupash

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Të paktën 42 persona në West Virginia që menduan se kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, në fakt kanë marrë vaksinën e Regeneron, një koktej antitrupash që përdoret për shërimin e virusit, ka bërë të ditur Garda Kombëtare në West Virginia, shkruan CNN.

Departamenti i Shtetit dega për shëndetësi dhe shërbime sociale, tani po mundohet të kontaktojë të gjithë personat e prekur nga ky gabim.

Edhe pse ilaçi sipas të gjitha gjasave nuk do t’ua rrezikojë shëndetin, zyrtarët kanë bërë të ditur se të prekurit do të kontrollohen dhe do të jenë në listën e prioriteteve në programin për vaksinim.

“Në momentin që jemi informuar për atë se çfarë ka ndodhur, menjëherë kemi ndërmarrë hapat konkret për ta përmirësuar atë, dhe i kemi kontrolluar të gjithë duke forcuar sistemin protokollar për të përmirësuar procesin e shpërndarjes, për të parandaluar që një gjë e tillë të mos përsëritet”, ka thënë gjeneral-majori James Hojer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat