Anija me 20 njerëz zhduket mes ishujve Bahamas dhe Floridës

Amerika

Anija me 20 njerëz zhduket mes ishujve Bahamas dhe Floridës

Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Garda Bregdetare e SHBA-së thotë se ka pezulluar kërkimin për një anije e cila ishte larguar nga Bahamas por nuk ka arritur ende në Florida, siç ishte planifikuar.

Mendohet se 20 njerëz ishin në anije, shkruan BBC.

Anija ishte nisur nga Bimini në Bahamas të hënën dhe duhej të arrinte në Lake Worth, Florida, të enjten.

Kërkimet u pezulluan të premten pasi ekipet e shpëtimit kishin mbuluar rreth 17,000 milje katrorë për 84 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat