Sulmi i të rinjve në Nju Jork, mbi 50 prej tyre me biçikleta rrethojnë autoambulancën – e dëmtojnë duke e goditur

Amerika

Sulmi i të rinjve në Nju Jork, mbi 50 prej tyre me biçikleta rrethojnë autoambulancën – e dëmtojnë duke e goditur

Më: 2 janar 2021 Në ora: 23:05
Foto

Në internet është duke qarkulluar një video e pazakontë e filmuar në Nju Jork, ku shihet se si një grup adoleshentësh prej 50 personave sulmojnë një veturë të ndalur dhe më pas e ndjekin me biçikleta derisa tenton shoferi të ikë.

Videoja e shpërndarë të premten, shfaq dhjetëra adoleshentë me biçikleta që rrethojnë veturën që ka targa të spitalit – pra autoambulancë.

Madje disa prej tyre e godasin pjesën e jashtme të veturës në veçanti dritare, derisa tjetër e sulmonin me biçikleta. Disa prej tyre kërcenin mbi kapakun e motorit të veturës.

Incidenti kulmoi me veprimin e një të riu që me dy këmbët godiste xhamin e përparmë të mjetit, të cilin për pak sekonda e theu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat