Trump akuzon se shifrat e të vdekurve nga COVID-19 në SHBA janë të ekzagjeruara

Amerika

Trump akuzon se shifrat e të vdekurve nga COVID-19 në SHBA janë të ekzagjeruara

Më: 3 janar 2021 Në ora: 15:14
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar se numri i të vdekurve në SHBA si pasojë e COVID-19 është ekzagjeruar.

Ai ka akuzuar Qendrat Amerikane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (CDC), për përdorim të metodave të çmendura për të konstatuar vdekjen e një personi nga COVID-19, krahasuar me shtetet tjera.

Trump ka vazhduar ta quajë koronavirusin e ri si “Virus i Kinës”.

Sipas të dhënave të CDC-së të publikuara dje, janë regjistruar 346.925 të vdekur në SHBA nga COVID-19. E numri i të infektuarve ka arritur në mbi 20 milionë.

“Numri i rasteve dhe i vdekjeve nga Virusi i Kinës janë dukshëm të ekzareruara në SHBA, për shkak të metodave të çmendura të CDC-së për të përcaktuar këtë krahasuar me shtetet tjera, shumica prej të cilave raportojnë, qëllimisht, shifra shumë të pasakta dhe të ulëta. ‘Kur je në dyshim, quaje Covid’. Lajm i rrejshëm!” – ka shkruar Trump në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat