Ekzekutohet me vdekje gruaja e parë në 70 vite në SHBA

Amerika

Ekzekutohet me vdekje gruaja e parë në 70 vite në SHBA

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:19
Liza Montgomeri

Një gjykatë apeli amerikane ka dhënë dritën jeshile për ekzekutimin me vdekje të Liza Montgomeri, e vetmja grua aktualisht që priste këtë vendim në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Nëse ekzekutimi do të ndodhë në 12 janar.

Montgomeri do të jetë e dënuara e parë në një burg federal që ekzekutohet në 70 vite. Ajo u dënua me vdekje në vitin 2004 pasi mbyti një grua shtatzënë dhe nxori fëmijën nga barku i saj. Sipas mediave ndërkombëtare ekzekutimi ishte parashikuar një muaj më parë, por u shty pasi një nga avokatët e gruas u infektua me Covid-19.

Departamenti i drejtësisë vendosi për 12 janarin, por avokatët e saj u shprehën se nuk mund të fiksohej një datë e re teksa ishte ende në fuqi pezullimi i ekzekutimit. Një gjykatës i dha të drejtë palës mbrojtëse, por një ditë më parë tre gjykatësit e gjykatës së apelit në Uashington anuluan vendimin e tij duke i dhënë dritën e gjelbër ekzekutimit.

Avokatët e gruas paralajmëruan se do të kundërshtojnë vendimin. Gruaja e fundit që është ekzekutuar me vdekje nga qeveria amerikane është Boni Hedi, e cila vdiq në një dhomë me gaz në Misuri në vitin 1953.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat