​Trump: Më 6 janar shihemi në Washington

Amerika

​Trump: Më 6 janar shihemi në Washington

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:51
Donald Trump

Donald Trump la të kuptohet në media sociale se do të jetë në Washington DC për një protestë të planifikuar në 6 janar.

“6 janar, shihemi në Washington !” ka postuar ai në rrjetin e tij në Twitter të mërkurën.

Në fillim të muajit , Trump premtoi një protestë “të ashpër” në Washington, në 6 janar, ditën kur Kongresi do të takohet për të pranuar rezultatin elektoral.

“Sipas statistikave është e pamundur që të kem humbur në zgjedhjet e 2020,” shkroi ai në Twitter. “Protestë e madhe në DC në 6 janar. Ji atje, do të jetë e ashpër”.

Trump dhe fushata e tij kanë kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve dhe kanë filluar sfida të shumta ligjore, por të gjitha kanë dështuar, raporton ora news.

Presidenti e kaloi Krishtlindjen në Florida, por siç raportoi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më herët nga sa e kishte planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat