Trump po organizon protesta

Amerika

Trump po organizon protesta

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:00
Donald Trump

Në ditën kur Kongresi Amerikan duhet të konfirmojë fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet amerikane, Presidenti në largim, Donald Trump njoftoi demonstrata në Uashington.

Sipas planit të organizatorëve, protestat duhet të fillojnë nga obelisku i Uashingtonit, për të lëvizur nëpër Sheshin e Lirisë në ndërtesën e kongresit në Capitol Hill, raporton CNBC.

“Ne do të sigurojmë mbajtjen paqësore të protestave dhe dhuna nuk do të tolerohet”, tha Shefi i Policisë së Uashingtonit, Robert Conti në një intervistë me Washington Post.

Një nga arsyet e frikës nga dhuna gjatë mbledhjes së mbështetësve të republikanit është mesazhi i dërguar nga presidenti aktual përmes Twitterit, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që e mbështesin atë të vijnë në protestën që e quajti “Stop vjedhjes” me njoftimin se demonstratat “do të jenë të egra”.

Ndryshe, Biden pritet që më 20 janar të inaugurohet si presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat