Përmbytje të mëdha në Bolivi, zhduken 6 persona, mes tyre edhe fëmijë

Amerika

Përmbytje të mëdha në Bolivi, zhduken 6 persona, mes tyre edhe fëmijë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përmbytjet kanë marrë jetën e të paktën 4 personave në qytetin bolivian të Sucre.

Një stuhi breshëri që zgjati për rreth gjysmë orë, bëri që uji të vërshojë në disa prej rrugëve të qytetit. Ai mori përpara çdo gjë.

Zona më e prekur nga përmbytjet ishte zona e tregut të fermerëve.

Vendasit u kapën në befasi nga stuhia e breshërit. Autoritetet raportojnë se tre fëmijë dhe tre të rritur rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Të paktën 10 automjete u morën me vete nga përmbytjet. Shumë tregtarë humbën të gjitha mallrat e tyre dhe disa u trajtuan në spital për hipotermi.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës nuk janë të pazakonta në sezonin e shirave në Bolivi, i cili zgjat nga nëntori në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat