Protestuesit: ‘Ku është Mike Pence’

Amerika

Protestuesit: ‘Ku është Mike Pence’

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:06
Protestuesit

Kjo foto po bën xhiron e rrjetit.

Ajo tregon se si është katandisur Senati amerikan në këto momente.

Një protestues është ulur në ‘krye të vendit’ dhe thuhet se ka nisur të kërkojë zëvendëspresidentin Mike Pence.

“Ku është Mike Pence”, dëgjohet ai.

Zëvendëspresidenti është evakuuar në një vend më të sigurt.

Por protestuesit janë revoltuar me të, pasi ai deklaroi se nuk e ndalon dot zgjedhjen e Joe Biden si president.

Kjo ‘tradhti’ nuk u pranua as nga presidenti Donald Trump, që tha se Mike Pence nuk pati kurajo të mbronte Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat