Obama për trazirat në SHBA: Historia do t’i mbajë në mend këto momente të çnderimit dhe turpit

Amerika

Obama për trazirat në SHBA: Historia do t’i mbajë në mend këto momente të çnderimit dhe turpit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:17
Obama

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka dënuar dhunën që ka ndodhur të mërkurën në Kongresin amerikan.

Obama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se historia do t’i mbajë mend të gjitha këto zhvillime duke i krahasuar si momente të çnderimit dhe turpit.

“Kjo dhunë është e nxitur nga një president i cili ka vazhduar të gënjejë pa bazë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme. Por do të talleshim me veten nëse të gjitha këto do t’i trajtonim si një befasi totale”.

Obama ka deklaruar republikanët mund të zgjedhin se si dëshirojnë të jetë Amerika, të jetë me trazira si ato dje apo e qetë.

“Republikanët mund të vazhdojnë në këtë rrugë dhe të vazhdojnë të ndezin zjarret e furishme. Ose ata mund të zgjedhin realitetin dhe të hedhin hapat e parë drejt shuarjes së flakëve. Ata mund të zgjedhin Amerikën”.

“Presidenti i zgjedhur Joe Biden është duke punuar për të rivendosur një qëllim të përbashkët në politikën tonë. Na takon të gjithëve ne si amerikanë, pavarësisht nga partia, ta mbështesim atë në qëllimin e tij”, ka shkruar Obama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat