Fshiu postimet që u konsideruan si shkelje, Twitter zhbllokon llogarinë e Trump

Amerika

Fshiu postimet që u konsideruan si shkelje, Twitter zhbllokon llogarinë e Trump

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Presidenti amerikan Donald Trump ka fshirë tre “tweet-e” nga profili i tij në median sociale, pasi deklarata e tij u bënë shkak për një mbyllje të përkohshme të llogarisë.

Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i kompanisë për CNN.  Kjo lëvizje mund t’i lejojë Trump që të marrë brenda ditës së sotme kontrollin e llogarisë së tij.

Konfirmimi zyrtar vjen në një kohë kur presidenti dukej se ishte bindur që të fshinte postimet e kërkuara nga Twitter, ose do përballej me bllokimin e mëtejshëm të llogarisë.

Të mërkurën, Twitter njoftoi mbylljen e përkohshme të llogarisë së Donald Trump pasi ai, sipas kompanisë, shkeli rregullat. Për këtë arsye, brenda 12 orëve ai duhet të fshinte postimet me te cilat kishte shkelur rregullat. Po ashtu, Twitter e paralajmëroi Trump se nëse vijonte me shkeljet mund të “dëbohej” përgjithmonë nga platforma.

I pyetur nëse Trump do mund të postonte serish në platformë, Tëitter nuk pranoi të jepte komente për CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat