Fotot që bënë xhiron e botës nga trazirat në Kongresin Amerikan

Amerika

Fotot që bënë xhiron e botës nga trazirat në Kongresin Amerikan

Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:02
Foto

Pesë fotot që bënë xhiron e rrjetit në të gjithë botë nga protestat e dhunshme në Kongresin Amerikan në SHBA një ditë më parë janë publikuar nga BBC.

Një fotografi ishte ku një protestues mbante flamurin e Konfederatës në shpatulla. Fotografia tjetër është kur një protestues është ulur në podiumin që përdoret nga kryetari i Kongresit dhe ka pozuar duke qeshur.

Në një fotografi tjetër shihet Jake Angeli duke folur para kamerave gjysmë i zhveshur.

Gjithashtu një ndër  fotot më të klikuara është përzgjedhur edhe kur një protestues me emrin Richard Barnett ishte ulur në karriget e kryetarit të Kongresit.

Fotoja e fundit e përzgjedhur është momenti kur oficerët sigurisë së Kongresit Amerikan u kanë drejtuar armët protestuesve.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej certifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor, ku u vranë 4 persona.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat