Për festat e fundvitit, mjeku ua fali borxhet pacientëve

Amerika

Për festat e fundvitit, mjeku ua fali borxhet pacientëve

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:50
Omar Atiq

Një mjek i Arkansasit ka zgjedhur një formë të veçantë t’u ndihmojë pacientëve dhe ish-pacientëve të tij. Për festat e fundvitit, Omar Atiq, u ka dërguar nga një kartolinë atyre duke u thënë se borxhet që i kishin ndaj tij, i kanë të falura.

Atiq ka thënë se këtë veprim e ka bërë që t’u dal në ndihmë pacientëve në këtë kohe pandemie.

“Nëse kjo u dha atyre pak ndihmë, atëherë jam mirënjohës që pata mundësinë ta bëja këtë”, ka deklaruar onkologu për CNN.

“Gjithmonë ka pasur elemente dyshime lidhur me bashkëqytetarët tanë, qeniet njerëzore që duhet të shqetësohen nëse paguajnë për shërbimet kur janë sëmurë. Por kjo është mënyrë sesi funksionon sistemi ynë fatkeqësisht. Shumica e pacientëve fatmirësisht kanë një sigurim shëndetësor, një mënyrë për t’i paguar shërbimet mjekësore dhe ilaçet që janë jashtëzakonisht të shtrenjta”, ka deklaruar tutje mjeku.

Mjeku ka potencuar se borxhet e pacientëve dhe ish-pacientëve të tij kapnin shifrat nga qindra deri në mijëra dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat