Grenell reagon në paralajmërimin e revokimit të presidentit Trump

Amerika

Grenell reagon në paralajmërimin e revokimit të presidentit Trump

Nga: F.B Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:07
Richard Grenell

Ish-ambasadori amerikan dhe i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Riçard Grenell, ka reaguar duke drejtuar kritikë ndaj presidentit Joe Biden dhe nën presidentes Kamala Harris me rastin e paralajmërimit të nisjes së procedurës së revokimit të Trumpit dhe pas shuarjes përgjithmonë të llogarisë së tij në Twitter, shkruan “B92” bazuar në medie amerikane, transmeton “Bota sot”.

“Hej, Joe Biden dhe Kamala Harris, le të jetë me fat kur në vendet tjera të flisni se nuk mund të qetësohen, censurohen apo mbyllen kundërshtarët e vetë politik. Kjo krizë është brend amerikan dhe ju po festoni fuqinë e “përkohshme” që vjen me të”, tha ai në rrjetin social Twitter.

Demokratët në Kongres kanë kërcënuar se do nisin procedurat për revokimin e Trampit nëse ai nuk jep dorëheqje, duke e fajësuar për trazirat që ndodhën në ndërtesën e Kongresit Kapitoll Hill në Uashington.

Ndërkohë pas trazirave në Uashington , Twitter ka vendosur që përgjithmonë të suspendoj dhe mbyll llogarinë e Trump për shkak si thonë në atë kompani të “rrezikut nga ndikimi i dhunës së mëtutjeshme”.

“Pas shikimit detal të publikimeve “@realDonaldTrump” dhe kontesteve rreth tyre, kemi suspenduar përgjithmonë llogarinë si rrezik të ndikimit dhe nxitjes së mëtutjeshme të dhunës” thanë në kompaninë amerikane.

Grenell me këtë rast u lavdërua se për dy ditë kishte mbi 36 mijë pëlqyes në rrjetin e ri social “Parler”.

Ditëve të fundi shumë mbështetës të Trump kanë krijuar llogari në këtë platformë pas suspendimit të profilit të tij në rrjetet tjera sociale në harmoni me zbutjen e përmbajtjes politike ka thënë drejtori i “Parler” Xhon Matze transmeton Rojters.

Por, kompania Apple pakërcënuar se do të heq rrjetin në fjalë (“Parler”) nga App Store nëse ajo nuk ndryshon politikën e vetë rreth zbutjes së përmbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat