Polici hero qe shpëtoi Senatin/ Kongresmenët kërkojnë t’i jepet medalje nderi

Amerika

Polici hero qe shpëtoi Senatin/ Kongresmenët kërkojnë t’i jepet medalje nderi

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:04
Foto

Një oficer policie në ndërtesën e Kongresit,  po quhet tani hero pasi krejt i vetëm drejtoi një grup sulmuesish larg nga dhomat e senatit gjatë trazirave të një jave më parë.

Pamje të oficerit, i identifikuar si Eugene Goodman, e tregojnë atë vetëm pak shkallë para protestuesve, ndërsa ata e ndiqnin. Goodman, shihet që shmang hyrjen e senatit dhe i tërheq protestuesit e dhunshëm në drejtim të kundërt. Ndërsa ata e ndjekin, Goodman thërret në radio, “kati i dytë”, në dukje duke njoftuar oficerët e tjerë për grupin që po i afrohej sallës. Por, pasi Goodman sheh drejt hyrjes së dhomës së senatit, ai godet një nga ndjekësit, një lëvizje që me sa duket kishte si qëllim të tërhiqte vëmendjen nga vetja, duke tërhequr më pas grupin larg sallës dhe atyre që ishin fshehur atje.

Pesë persona, përfshirë një oficer policie, humbën jetën si rezultat i protestave. Një oficer tjetër që ishte në detyrë gjatë sulmit, vrau veten në fundjavë, tha familja e tij. Guximi i Goodman, që raportohet se është veteran i ushtrisë, që ka shërbyer edhe në Irak, vjen në mesin e kritikave të policisë së Kongresit për dështime të mundshme në sigurinë e godinës.

Mbrëmjen e së hënës, departamenti tha se dy oficerë të tij janë pezulluar dhe shumë të tjerë janë nën hetim për përfshirje me protestuesit.

Disa pjesëtarë të kongresit, kërkojnë që Goodman, të nderohet me medaljen e nderit, për shërbimin e bërë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat