U vodh gjatë sulmit të protestuesve, rikthehet në Kapitol foltorja e Pelosit

Amerika

U vodh gjatë sulmit të protestuesve, rikthehet në Kapitol foltorja e Pelosit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 00:43
Foltorja e Pelosit

Foltorja e Kryetares së Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi, pasi u vodh gjatë hyrjes së dhunshme të protestuesve pro-Trump në 6 janar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, është rikthyer në Kapitol Hill.

Fotoja e njërit prej protestuesve, duke përshëndetur me dorë dhe duke buzëqeshur, i veshur me një kapele të Trumpit, kishte bërë xhiron e botës.

I identifikuar menjëherë nga policia, si Adam Johnson, një banor në Florida, burri u akuzua për shkelje të paligjshme, sjellje të dhunshme në Kapitol dhe vjedhje.

Foltorja u përdor ditën e djeshme gjatë një ceremonie në Dhomën e Përfaqësuesve thuajse 10 ditë pas vjedhjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat