Pushtoi Kapitolin/ ‘Njeriu-bizon’ në ‘grevë urie’, zbulohet arsyeja jetike

Amerika

Pushtoi Kapitolin/ ‘Njeriu-bizon’ në ‘grevë urie’, zbulohet arsyeja jetike

Më: 15 janar 2021 Në ora: 00:59
Jacob Chansley

Jacob Chansley, i njohur gjithashtu si Jake Angeli, njeriu i cili hyri në Kapitol në Uashington i veshur me një kapelë leshi dhe brirë, thuhet se nuk ka ngrënë që nga e premtja.

Sipas informacioneve, rojet në qendrën e paraburgimit ku ai po mbahet aktualisht, nuk do t'i shërbejnë atij " Ushqim organik".

Burri nga Arizona ka bërë paraqitjen e tij të parë në gjyq, përmes video-telefonatës, për akuza që lidhen me rolin e tij në trazirat e Kapitolit.

Ai akuzohet për hyrje ose qëndrim në mënyrë të vetëdijshme në ndonjë ndërtesë ose terren të kufizuar pa autorizim të ligjshëm dhe hyrje të dhunshme dhe sjellje të çrregullt në ambjentet e Kapitolit.

Nëna e tij i tha lajmeve lokale se Angeli nuk ka ngrënë që nga e premtja, pasi ai kërkon "ushqim organik".

Në një intervistë javën e kaluar, Angeli tha se nuk shqetësohet për akuzat federale të kundërvajtjes.

"Unë në të vërtetë nuk jam aq i shqetësuar për këtë, sepse, me sinqeritet të plotë ... nuk kam shkelur asnjë ligj. Kam ecur nëpër dyer të hapura," tha ai.

Sipas ABC15, avokati i tij i cili ishte në gjykatë të hënën, tha se ai është në një "dietë jashtëzakonisht kufizuese, ndoshta për arsye fetare".

Ai pretendon se nuk ka ngrënë që kur u mor në paraburgim të premten.

Gjykatësi tha se deklarata ishte "thellësisht i shqetësuar" dhe i kërkoi avokatit të punonte me rojet e paraburgimit, për çështjet e tij dietike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat