Chuck Norris i pranishëm në sulmin në Capitol? Flet menaxheri i tij

Amerika

Chuck Norris i pranishëm në sulmin në Capitol? Flet menaxheri i tij

Më: 15 janar 2021 Në ora: 06:33
Chuck Norris

Lajmi se aktori i famshëm Chuch Norris ishte në mesin e protestuesve që mësynë ndërtesën e Kongresit amerikan, ka pushtuar rrjetet sociale. Në internet qarkullojnë ato foto që pretendohet se janë të tij duke hyrë në ndërtesë.

Por menaxheri I yllit të “Walker, Texas Ranger” thotë se aktori nuk ndodhej në Washington kur ndodhën trazirat vdekjeprurëse. “Ky nuk është Chuck Norris”, ka shkruar menaxheri Erik Kritzer, duke postuar foton e personit që në dukje ngjason me yllin hollivudian.

Kritzer u shpreh se aktori është në fermën e tij në Teksas bashkë me familjen, dhe aty ka qenë përgjatë gjithë kohës. Ai madje bëri dhe shaka duke shkrua se personi në foto ngjason me Norris, por “Chuck është shumë më simpatik”, ndërsa shtoi se aktori nuk ka asnjë lidhje me incidentin dhe nuk rrezikon asgjë. Nga ana tjetër, departamenti amerikan i Drejtësisë lëshoi një urdhër arresti ndaj kampionit në garat e notit, Klete Keller, nën dyshimet se ka marrë pjesë në ngjarjet e javës së kaluar në ndërtesën e Kapitolit.

5 medaljet e arta olimpike nuk e shpëtojnë dot Kellerin që u identifikua si një ndër mbështetësit e Donald Trump-it që sulmuan Kongresin javën e kaluar. Padia penale e ngritur kundër tij përfshin pamje filmike që dyshohet se tregojnë Keller në një nga mjediset e brendshme të Kapitolit veshur me një xhaketë ku shquhej shenja e Ekipit Olimpik të Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat