Nxehen se nuk mbajti premtimet/ Meksikë, lidhin kryebashkiakun pas pemës

Amerika

Nxehen se nuk mbajti premtimet/ Meksikë, lidhin kryebashkiakun pas pemës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 06:44
Oscar Ramirez

Banorët e qytezës Frontera Comalapa në Meksikë, thjesht nuk po duronin dot më. Kushtet skandaloze të sistemit të ri të ujit të pijshëm u kishin ardhur në majë të hundës, së bashku me premtimet e kryebashkiakut, Oscar Ramirez që nuk bëheshin kurrë realitet.

Ramirez vazhdimisht zotohej se depozita e re, që në fakt ishte në gjendje të mjerueshme, do të rregullohej. Ai kishte paraqitur një sërë projektesh publike për banorët e Frontera Comalapa, dhe depozita ishte një prej tyre.

“Na pati thënë se këtu do të bëhej një punë e pastër, por ishte e gjitha një mashtrim, sepse sistemi nuk funksionon”, thanë banorë të zemëruar, të cilët e lidhën kryebashkiakun pas një peme, duke i treguar kështu se nuk do të pranonin më të gënjeheshin prej tij. Zonat periferike të qytetit kishin më shumë se një javë që nuk furnizoheshin me ujë të rrjedhshëm.

Ramirez megjithatë, u përpoq të mos i jepte rëndësi incidentit e tha se nuk e kishin lidhur pas pemë, edhe pse kjo dukej qartë në foto, e madje doli me pretendimin se me banorët kishin pasur një takim” mjaft konstruktiv”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat