Sulmi i 6 janarit në SHBA/ Si u zbatua ligji, nis hetimi mbi policinë e Kongresit

Amerika

Sulmi i 6 janarit në SHBA/ Si u zbatua ligji, nis hetimi mbi policinë e Kongresit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 06:47
Ilustrim

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, që vëzhgon mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion, tha se do të hetojë mënyrën se si departamenti dhe agjencitë e tij të zbatimit të ligjit u përgatitën dhe u përgjigjën ndaj trazirave të javës së kaluar në Kongresin amerikan.

Hetimi nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm do të shqyrtojë nëse informacioni për mundësinë e dhunës gjatë asaj dite, u nda nga Departamenti i Drejtësisë me agjencitë e tjera, përfshirë policinë e Kapitolit.

Inspektori i përgjithshëm tha se “do të hetojë gjithashtu nëse ka ndonjë dobësi në protokollet, politikat apo procedurat e Departamentit të Drejtësisë, që ndikuan negativisht në aftësinë e departamentit apo të strukturave të tij, për t’u përgatitur në mënyrë të efektshme dhe për t’iu përgjigjur ngjarjeve në Kapitol në 6 Janar. “Hetimi, është një nga disa të tillë, të nisur nga inspektorët e përgjithshëm, përfshirë ata në departamentet e Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe në Departamentit të Burimeve të Brendshme, i cili mbikëqyr Policinë e Parkut të Uashingtonit.

Fillimi i inspektimeve është tregues i një shqetësimi që duket se ekziston mes agjencive ligjzbatuese, se përgatitjet dhe reagimi ndaj sulmit në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump ishin të pamjaftueshme. Policia e Kapitolit tha se ishte përgatitur vetëm për një protestë të zakonshme ditën që ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, edhe pse vetë presidenti Trump i kishte inkurajuar mbështetësit e tij të “luftonin me forcë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat