I kërkojnë vazhdimisht të dorëzohet, 30-vjeçari refuzon ta bëjë një gjë të tillë – qëllohet me breshëri plumbash nga policia në Phoenix

Amerika

I kërkojnë vazhdimisht të dorëzohet, 30-vjeçari refuzon ta bëjë një gjë të tillë – qëllohet me breshëri plumbash nga policia në Phoenix

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Phoenix të Arizonës ka qëlluar për vdekje një burrë që kishte revole. Gjithçka ndodhi kur eskaloi situata brenda apartamentit të ish-partneres, e kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë filmuan gjithçka.

Jordan Crawford, 30-vjeç, u kishte thënë policëve që është i armatosur derisa vazhdimisht mbante dorën e djathtë në brez.

Çfarë ke pas shpinës”, dëgjohet zyrtari policor duke e pyetur Crawfordin. Por, ai nuk heziton t’i përgjigjet duke i thënë “është armë, dëshiron ta shohësh?”

Por pavarësisht se ata me dhjetëra herë i kërkojnë që ta ulë dorën dhe të dorëzohet, madje ia bëjnë me dije se nuk duan ta vrasin, por ai nuk iu bindet urdhrave të tyre.

Në një moment ai duket se dorën që e mban në brez ua drejton atyre, duke bërë që pesë policët të hapin zjarr mbi të.

E pas hetimeve të kryera, nuk është gjetur asnjë lloj arme e zjarrit në skenën ku është kryer vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat