Gjyshja rrëfen dhimbjen e vetëvasjes së nipit, disa ditë pas ditëlindjes së 12-të

Amerika

Gjyshja rrëfen dhimbjen e vetëvasjes së nipit, disa ditë pas ditëlindjes së 12-të

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:09
Foto

Një gjyshe në Britani ka rrëfyer dhimbjen e tronditjen pasi nipi i saj i ndrojtur vrau veten disa ditë pas ditëlindjes së tij të 12-të.

47 veçarja Samantha Legonidet, thotë se familja e Ethan Bourne kishte mbetur me shumë pyetje të rënda pa përgjigje, pasi i riu në dukje i lumtur, tifoz i skuadrës së Arsenal, u gjet i vdekur në dhomën e tij më 8 janar.

Ajo shpjegon se më 3 janar ai kishte mbushur 12 vjeç dhe në 7 janar kishte gatuar me të ëmën para se hante e më pas të binte në shtrat.

Zonja Legonidet tha: “Jam dakord me njoftimin e vdekjes në shkollën e tij por në klimën aktuale të gjithë do të mendojnë se ka vdekur nga Covid. Unë dua që njerëzit të dinë se ai ishte vetëm 12 vjeç dhe ka marrë jetën e tij. Askush nuk flet për gjëra të tilla, dhe nëse ka njerëz që kanë parë apo dëgjuar gjë, ata duhet të flasin”.

“Kjo sepse Ethan disa ditë para ngjarjes kishte dërguar një mesazh të vogël për dikë, që ishte shumë i rëndë, dhe askush nuk kishte bërë asgjë. Prandaj dua që në të ardhmen fëmijët e tjerë të mësojnë. Ne nuk pamë asnjë shenjë nga djali i vogël, nga trazira që mund të kishte pasur në mendje”.

Ethan ishte i dyti më i madh nga gjashtë fëmijë, por më i madhi në shtëpi. Ai jetonte me nënën dhe vëllezërit e motrat në Waltham Forest në lindje të Londrës, por qëndronte me gjyshen e tij çdo fundjavë.

I riu ishte prekur nga efektet psikologjike të pandemisë dhe Legonidet thotë se kishte qëndruar vetëm në dhomën e tij për disa kohë, por javët e fundit ishte sjellë normalisht.

“Ditën para se të vdiste kaloi një mbrëmje të bukur me të ëmën. Shkoi në dhomë rreth orës 21.30 dhe mëngjesin tjetër ajo e gjeti të vdekur. Ai ishte engjëlli ynë. Na kishte dhënë 12 vitet e jetës së tij. Nëna e Ethan ka vuajtur shumë dhe ka qenë në një vend të keq deri para lindjes së Ethan”, shton gjyshja, duke thënë se ajo e kishte ndryshuar jetën e saj, edhe me ndihmën e të birit.

Ajo shton: “Nena e tij deshiron qe Ethan te kete nje funeral privat dhe toke private ne varreze. Kjo është gjëja e fundit që mund t’i japim atij, sepse ai nuk do të bëhet 13 apo 16 vjeç, ose të ketë kohë të tjera të rëndësishme.

Xhaxhai i Ethan shkruante në një faqe të mbledhjes së fondeve të ndihmës: “Kjo ishte kaq shokuese për të gjithë, na ka vënë në një pozitë që nuk e kishim planifikuar si familje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat