Fauci mbështet planin e Biden, 100 milionë doza të vaksinës të shpërndara në 100 ditë

Amerika

Fauci mbështet planin e Biden, 100 milionë doza të vaksinës të shpërndara në 100 ditë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:29
Dr. Anthony Fauci

Eksperti i sëmundjeve ngjitëse Dr. Anthony Fauci, ka thënë se deklarata e presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden që 100 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit të shpërndahen brenda 100 ditëve është një gjë e mundshme.

Planin ambicioz Biden e shpalosi gjatë të enjtes si pjesë e planit të rimëkëmbjes ekonomike prej 1.9 trilion dollarë, që përfshin 400 miliardë dollarë tjerë në luftën kundër COVID-19.

Qëllimi është që 100 milionë doza të vaksinës që shpërndahen brenda 100 ditëve, e Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të prijnë sa i përket numrit të infektuarve por edhe të viktimave të COVID-19.

Vetëm të premten më shumë se 3.258 vdekje janë regjistruar dhe 209,560 raste të reja në SHBA – duke u bazuar në të dhënat më të fundit nga Universitetit John Hopkins. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat