Shtetet e Bashkuara në këmbë, të gjitha shtetet në frikë nga incidentet e reja – Garda Kombëtare rrethon Washingtonin

Amerika

Shtetet e Bashkuara në këmbë, të gjitha shtetet në frikë nga incidentet e reja – Garda Kombëtare rrethon Washingtonin

Më: 17 janar 2021 Në ora: 06:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të gjitha 50-të shtetet amerikane dhe Disctrict Columbia janë në gjendje gatishmërie gjatë kësaj fundjave, për shkak të protestave të mundshme dhe kundërshtarëve të inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur Joseph Biden që pritet të mbahet më 20 janar.

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare nga të gjitha shtetet amerikane janë drejtuar kah Washingtoni, për të dekurajuar pjesëmarrësit e mundshëm të protestave sikurse ishte rasti i 6 janarit, kur përkrahësit e Donald Trumpit u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan – ku si pasojë humbën jetën pesë persona.

FBI ka paralajmëruar se në kryeqytetet e 50 shteteve amerikane, mund të vie deri të marshimit i armatosur i përkrahësve të Trumpit.

Image

Në Disctrict Columbia është mbyllur kompleksi nacional Alley. Përgjatë rrugëve janë vendosur barrikada dhe janë rritur masat e sigurisë.

Përveç shtrëngimit të masave të sigurisë, përreth ndërtesës së Kongresit janë vënë rrethoja të metalta. Njëjtë është edhe para shtatores së George Washingtonit, ku dhjetëra mijëra përfaqësues të mediave të akredituara do ta ndjekin drejtpërdrejtë inaugurimin e Joseph Bidenit.

E përkrah Gardës Kombëtare, nëpër rrugët e kryeqytetit amerikan është shtuar prezenca e policisë lokale, derisa është paralajmëruar se të paktën 12 stacione metrosë do të mbyllen në këtë qytet.

Në anën tjetër ekipi i Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që të shmangin udhëtimet drejt Washingtonit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pritet që nesër mund të ketë protesta, pasi që përkrahësit e Trumpit përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për protestë gjatë 17 janarit dhe një marsh në Washington në ditën e inaugurimit.

Image

Guvernatorët e Maryland, New Mexico dhe Utah, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetet e tyre në prag të protestave të mundshme.

California, Pensylvania, Michigan, Virginia, Washington dhe Visconsin kanë aktivizuar Gardën Kombëtare, e në Teksas do të mbyllet Kongresi dhe nuk do të hapet deri më 20 janar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat