Një qen antidrogë bën zbulimin e madh/ Nuhat ngarkesën me 1,3 tonë kokainë

Amerika

Një qen antidrogë bën zbulimin e madh/ Nuhat ngarkesën me 1,3 tonë kokainë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Ekuadorit sekuestroi 1,3 tonë kokainë, të fshehur në një kontejner të destinuar për në Estoni, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Patricio Pazmino.

”Ngarkesa ishte në portin e Guajakilit dhe u identifikua falë një qeni antidrogë”, theksoi ai.

Vitin e kaluar, autoritetet e vendit sekuestruan një rekord prej 128 tonësh lëndë narkotike ose 18 tonë më shumë se rekordi i mëparshëm prej 110 tonësh.

Dy vendet më të mëdha prodhuese të kokainës në botë, Kolumbia dhe Peruja, kufizohen me Ekuadorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat