Kamala Harris do të jap dorëheqje nga pozita e Senatit

Amerika

Kamala Harris do të jap dorëheqje nga pozita e Senatit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:28
Kamala Harris

Senatorja amerikane, Kamala Harris, do të jap dorëheqje nesër në Senat.

Në mënyrë që të përgatitet për inaugurimin e planifikuar për 20 janar, sepse do të kryejë funksionin e nënpresidentit të SHBA-së.

Guvernatori i Californisë, Gavin Newsham ka zgjedhur Sekretarin e Shtetit të atij shteti federal, Alex Padilla, për ta zëvendësuar në Senat, raporton cnn.

Harris fitoi një vend në senat në nëntor të vitit 2016 dhe u betua në janar 2017. Në atë kohë, Harris ishte prokurore e përgjithshme e Californisë.

Harris bëri histori gjatë gjithë karrierës së saj, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë në Californi që shërbeu si senatore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat