Brazili miraton dy vaksina kundër COVID-19, fillon fushatën “me vonesë” të vaksinimit

Amerika

Brazili miraton dy vaksina kundër COVID-19, fillon fushatën “me vonesë” të vaksinimit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:16
Brazil

Rregullatori shëndetësor i Brazilit ka dhënë të dielën miratimin e urgjencës për dy vaksina për coronavirus, duke filluar një fushatë masive të vaksinimit, mes një vale të dytë shkatërruese të epidemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Monica Calazans, një infermiere 54-vjeçare në Sao Paulo u bë personi i parë në Brazil që mori vaksinën kineze CoronaVac pas vendimit të shumë pritur të vëzhguesit Anvisa.

Anvisa gjithashtu miratoi vaksinën e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit për përdorim në vend.

Ndryshe, numri i të vdekurve nga COVID-19 në këtë vend ka kaluar në mbi 209,000 – duke u tejkaluar vetëm nga Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello, njoftoi se qeveria do të fillojë shpërndarjen e vaksinave në të gjitha 27 shtetet të hënën, për një fushatë kombëtare të inokulimit që do të fillojë të mërkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat