SHBA shënon më tepër se 174 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA shënon më tepër se 174 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:32
Ilustrim

SHBA ka publikuar bilancin e infeksioneve në 24 orëve të fundit me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 174,513 infeksione të reja me koronavirus të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në të gjithë vendin të paktën në 23,933,368, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.

Një tjetër shifër prej 1,723 vdekjeve të lidhura me virusin u regjistruan gjithashtu të dielën, sipas JHU.I

Të paktën 397,574 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA gjatë pandemisë.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat