​SHBA: Kina të japë qasje më të lirë për hetuesit e OBSH-së

Amerika

​SHBA: Kina të japë qasje më të lirë për hetuesit e OBSH-së

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kina të lejojë ekipin hetues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të ketë kontakte në Wuhan me "punonjës mjekësorë, ish-pacientë dhe staf laboratorik", si dhe qasje në të dhëna dhe mostra mjekësore.

Zyrtari i Departamentit të Shëndetësisë të SHBA Gareth Griggsby i tha bordit ekzekutiv të OBSH-së, se Kina duhet të sigurojë studime shkencore me të dhëna për kafshë, njerëz dhe mostra mjedisore të mbledhura në Wuhan, ku besohet të ketë shpërthyer një epidemi e virusit korona, raporton Reuters.

Përfaqësuesi i Kinës më pas iu drejtua Bordit Ekzekutiv të OBSH-së, duke thënë se presionet politike duhet të ndalen, sepse kërkimi mbi natyrën e virusit është një punë shkencore që kërkon koordinim dhe bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat