Gati gjysma e amerikanëve kanë mendim negativ për Melania Trumpin

Amerika

Gati gjysma e amerikanëve kanë mendim negativ për Melania Trumpin

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:44
Melania Trump

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump po largohet nga Shtëpia e Bardhë me të dhëna për popullaritetin më të ulët që nga fillimi i mandatit të saj.

Që nga shkurti i vitit 2016, kur CNN ndoqi vlerësimin e saj publik, gruaja e presidentit amerikan, Donald Trump ka gëzuar popullaritetin më të ulët.

Gjegjësisht, 42 për qind e të anketuarve thanë se kishin një mendim pozitiv për të, 12 për qind thanë se nuk ishin të sigurt gjersa 47 për qind thanë se kishin një mendim negativ për sllovenen.

Ajo kishte vlerësimin më të mirë në maj të 2018 – 57 për qind, e cila përkoi me darkën e parë zyrtare shtetërore dhe shkuarjen në funeralin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush në Teksas.

Popullariteti midis amerikanëve është shumë më i ulët se popullariteti i paraardhësve të tij. Sipas një sondazhi të janarit të 2017, Michelle Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë me 69 për qind të vlerësimeve të favorshme, e njëjta përqindje si në fillim të mandatit të saj tetë vjet më parë. Laura Bush mori 67 për qind vlerësime pozitive dhe Hillary Clinton 56 për qind.

CNN tregon se metodologjia e llogaritjes ka ndryshuar disi krahasuar me sondazhet e mëparshme pasi numri i të anketuarve me telefon është rritur dhe sondazhi zgjati më shumë se gjashtë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat