“Fusha e Flamujve” mbulon Qendrën Kombëtare “Lincoln Center” përpara përurimit të Biden

Amerika

“Fusha e Flamujve” mbulon Qendrën Kombëtare “Lincoln Center” përpara përurimit të Biden

Beqir Sina – New York Nga Beqir Sina – New York Më 19 janar 2021 Në ora: 16:43
“Fusha e Flamujve” mbulon Qendrën Kombëtare “Lincoln Center”

Gati 200,000 flamuj janë vendosur në të gjithë Parkun Kombëtar “Lincoln Park” në fushën para ndërtesës së kongresit Capitol Hill, që në mënyrë simbolike do të përfaqësojnë popullin Amerikan, që nuk mundet  për të marrë pjesë në Ceremonin mahnitëse të inaugurimit të Presidentit Biden, të Mërkurën më 20 Janar.

Ky park dhe fusha e madhe para monumentit Lincoln, do të quhet në mënyrë simbolike "Fusha e Flamujve", dhe organizatorët e ceremonisë presidenciale, mendojnë se do të zërë vendin e dhjetëra mijëra njerëzve amerikanë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Përurimi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, i cili do të zhvillohet mes një niveli të lartë masash nga pandemia Covid – 19, do të jetë krejt ndryshe nga çdo ceremoni inaugurimi presidenciale që kombi amerikan nuk e ka parë më parë.

Image
“Fusha e Flamujve” mbulon Qendrën Kombëtare “Lincoln Center”

Afër 200,000 flamuj janë vendosur në të gjithë fushën e gjelbërt në Parkun Kombëtar “Lincoln Park”  para ndërtesës së kongresit Capitol Hill, përpara ceremonisë së nesërme  (e Mërkurë 20 Janar)në Uashington, D.C., që ka për qëllim të nderojë gati 400,000 njerëz që kanë vdekur në SHBA, gjatë pandemisë COVID-19, si dhe ata që nuk mund të marrin pjesë personalisht.

Megjithatë, parashihet se, qindra mijëra njerëz do të jenë të pranishëm në Capitol Hill, në ceremoninë për Ditën e Përurimit të Presidentit Biden.

Image
“Fusha e Flamujve” mbulon Qendrën Kombëtare “Lincoln Center”

Festimet do të mbahen nën masat  e mëdha për të kufizuar përhapjen e virusit dhe masave të sigurisë pas protestave të dhunshme së 6 janarit në Capitol Hill nga protestuesit që kërkonin të përmbysin rezultatet e zgjedhjeve, të 3 Nëntorit. Afro 25 mijë trupa të Gardës Kombëtare, dhe forcave të ruajtjes së rendit, janë vendosur në rrugët dhe pikat e hyrjes për rreth Capitol Hill, dhe Shtëpisë së Bardhë.

Mbrëmë u ndezën 5o projektorë të fuqishëm që “çajnë” qiellin, duke simbolizuar çdo shtet dhe territor amerikan. Tema e kësaj ceremonie është "Amerika e Bashkuar", dhe mendohet se do të ndjekë mesazhin që Biden bëri fushatë, duke bërë thirrje për unitet  në një prej kohërave më të ndara të kombit Amerikan në historinë modern, thane analistët amerikan.

Image
“Fusha e Flamujve” mbulon Qendrën Kombëtare “Lincoln Center”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat