Biden nderon 400 mijë amerikanët që humbën jetën me COVID-19

Amerika

Biden nderon 400 mijë amerikanët që humbën jetën me COVID-19

Më: 20 janar 2021 Në ora: 08:16
SHBA

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden, bashkë me gruan e tij Jill, Kamala Harris dhe burrin e saj, nderuan mbi 400 mijë amerikanë të cilët ndërruan jetë pasi u infektuan me COVID-19.

Biden ndau një fotografi në Twitter, poshtë së cilës shkroi: “Sonte, në Uashington, D.C. dhe në mbarë vendin, ne u bashkuam për të nderuar mbi 400,000 amerikanë që kemi humbur nga COVID-19. Viti i kaluar na ka provuar në mënyra të paimagjinueshme, por tani është koha që ne të fillojmë të shërohemi dhe kapërcejmë – së bashku”.

Ndryshe, Biden merr sot timonin e Shtëpisë së Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat