Rriten masat e sigurisë para betimit të Joe Biden

Amerika

Rriten masat e sigurisë para betimit të Joe Biden

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para ceremonisë së betimit të presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, në ndërtesën e Kongresit dhe përreth në kryeqytetin Uashington DC janë rritur masat e sigurisë.

Para ceremonisë së betimit, që do të mbahet sot, shumë rrugë dhe bulevarde në Uashington janë mbyllur për trafikun, ndërsa janë marrë masa të rrepta të sigurisë si përgjigje ndaj njoftimeve të mundshme të sulmit.

Në ceremoninë e betimit do të marrin pjesë 25 000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare.

Biden pritet të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së, por Trump mohoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit duke pretenduar për mashtrime, si dhe bëri thirrje për tubime masive.

Në një mbledhje më 6 janar në Uashington DC, Trump mbajti një fjalim të diskutueshëm para një turme, pas së cilës mbështetësit e tij marshuan drejt Capitol Hill, ndërsa ligjvënësit po numëronin votat e Kolegjit Zgjedhor për fitoren e Bidenit.

Turma e mbështetësve të Trumpit sulmoi ndërtesën legjislative ndërsa përplasjet që pasuan rezultuan në vdekjen e 5 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat