Biden nënshkruan tri dokumentet e para si president i SHBA-së

Amerika

Biden nënshkruan tri dokumentet e para si president i SHBA-së

Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:53
Joe Biden

Joe Biden ka nënshkruar tre dokumente e para si presidenti i 46-të i SHBA-ve.

Demokrati ka qëndruar për pak kohë në Sallën e Presidentit në Kongresin amerikan teksa vëri nënshkrimin e parë si president.

Shpallja e Ditës së Përurimit
Emërimet për pozicionet e kabinetit
Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit

Pas kësaj ceremonie nënshkrimi, Biden, i pritur nga Komandanti i Task Forcës së Përbashkët-Rajoni i Kryeqytetit Kombëtar, do të shqyrtojë gatishmërinë e trupave ushtarake në frontin Lindor të Capitol Hillit. Çdo degë e ushtrisë do të përfaqësohet në këtë ngjarje, raporton cnn.

Biden më pas do të udhëtojë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

Familjeve Biden do t’i bashkohen edhe ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat