Ky është kuptimi i veçantë i palltos që kishte të veshur sot zonja e parë e SHBA

Amerika

Ky është kuptimi i veçantë i palltos që kishte të veshur sot zonja e parë e SHBA

Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:59
Jill Biden

Në inaugurimin zyrtar të Joe Biden si Presdient i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, radari i sistemit të modës është pozicionuar tashmë në veshjet e Zonjës së Parë të re (në hyrje).

Se cilat janë mesazhet, do t’i zbulojmë me kalimin e kohës, por sot nuk flitet për tjetërr veç se për pallton vjollcë të Jill Biden: në përputhje perfekte me diktatet e ngjyrave të modës Dimër 2021, Zonja e Parë e re zgjodhi këtë veshje në mbërritjen e saj në Uashington DC, të martën pasdite në funksion të përurimit presidencial.

Sipas analizës së kryer nga ëëd.com, në fakt, palltoja vjollcë e Jill Biden tashmë ka një kuptim shumë specifik.

Së pari, jo pallto është vepër e një stilitsti të pavarur të Nju Jorkut, Jonathan Cohen dhe mund të nënvizojë interesin e madh që ka Jill Biden dhe do të ketë në vitet që vijnë për markat në zhvillim.

Cohen e startoi markën e tij në vitin 2011 dhe është një nga dizajnerët që e ka bërë mbështetjen ndaj mjedisit mantrën e tij. Fakti që Jill Biden ka zgjedhur të nxjerrë në pah aftësinë krijuese të një stilisti të pavarur, është gjithashtu një vendim shumë i mençur duke marrë parasysh që në sistemin e modës, për shkak të pandemisë së koronavirusit, realitetet e vogla sipërmarrëse janë ato që e kanë pësuar më së shumti krizën ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat